Këlliçi: Bashkia Tiranë i merr qytetarëve 154 mijë euro çdo ditë për paga.

Aktualitet Politike
Kandidati per Bashkine e Tiranes, Belind Kellici, ka reaguar me ane te nje postimi ne rrjetet sociale mbi fryrjen ne mase te administrates per qellime elektorale.
Postimi i plote:
Bashkia Tiranë i merr qytetarëve 154 mijë euro çdo ditë për paga.
Bashkia Tiranë po pëllcet. Fryrje fiktive e administratës nga viti në vit për qëllime elektorale. Është dyfishuar numri i punonjësve dhe shpenzimi për pagat.
6437 rrogëtarë, nga të cilët 1639 në aparatin e Bashkisë ndërsa të tjerët në institucionet mbështetëse. Përveç këtyre ka edhe 1894 punonjës në funksionet e pakushtëzuar sektorialë, duke e çuar totalin në 8331.
Për vitin 2023 është parashikuar rritje 15%.
Bashkia na kushton 56,213,980 euro ose 154 mijë euro çdo ditë për paga.
Veliaj po kërkon të blejë një mandat të tretë me paratë tuaja. Nga xhepi i tij nuk del asgjë.
Të nderuar banorë të Tiranës! Kemi përballë një makineri leku. Kjo betejë fitohet me koalicion qytetar. Të gjithë bashkë mund ta ndalojmë blerjen e votës me paratë e gjakut dhe djersës suaj.
Të bashkuar qytet dhe fshatra e #FitojmëTiranën
1 milion kundër 1
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Fryrja ndër vite e administratës sẽ Bashkisë Tiranë 12000 10000 8000 6.5 5. mld leké 6.1 5.8 mld lekè mld lekë 6000 5.4 mld lekë 5.1 4.4 mld lekë mld lekë 3.4 mld ekë 4000 2000 2016 2017 2018 2019 2021 2022 2023"
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?