Irani kërcënon Francën pas karrikaturave të Khameneit në revistën Charlie Hebdo

Bota

Irani ka reaguar ashpër pas publikimit të disa karikaturave në revistën Charlie Hebdo ku tallet udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei dhe klerikë të tjerë myslimanë.

Disa prej karikaturave janë me përmbajtje për të rritur.

Ministria e Arsimit në Iran ka vendosur të mbyllë Institutin Francez për Kërkime në Iran, ndërsa ka thënë se ky është vetëm “hapi i parë”.

Ndërsa në Teheran është thirrur ambasadori francez, të cilit i është komunikuar se nëse Franca nuk mban përgjegjës “autorët e përhapjes së urrejtjes” do të ketë edhe veprime të mëtejshme.

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna lidhur me këtë situatë tha se “Liria e fjalës ekziston në Francë, ndryshe nga çfarë po ndodh në Iran”. “Blasfemia nuk është shkelje sipas ligjit francez”, tha ajo.

Karikaturat e Khamenei u publikuan në një botim special të revistës Charlie Hebdo në tetë vjetorin e sulmit të përgjakshëm nga militantët islamikë të cilët kërkonin të hakmerreshin për karikaturat e revistës për Profetin Muhamed. 12 persona u vranë nga sulmi, duke përfshirë edhe pesë nga karikaturistët e revistës.

Ndër dhjetra karikaturat e publikuara për Khamenein, bie në sy njëra e cila Khamenei duket me litar në qafë, dhe një tjetër ku një femër urinon mbi të. Në një tjetër karikaturë, një grup mullahësh janë vizatuar teksa hyjnë në vaginën e një gruaje, shoqëruar me mesazhin: “Mullah, kthehuni nga erdhët”.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?