Rama uron ministrat: 2023 do ta bëjmë tërmet!

Politike

Mbledhja maratonë e qeverisë shqiptare në “Vilën 31” në zonën e Bllokut sapo ka përfunduar. Sipas asaj që vetë dëgjohet të thotë kryeministri Edi Rama, ajo ka zgjatur plot 16 orë e 25 minuta, që prej pasdites së djeshme kur ka nisur.

“Mirë atëherë, sipas llogaris që bëj unë, dje kemi filluar në orën 4 dhe kemi mbaruar në 8.20. Bëjnë 4 orë e 20. Sot kemi filluar në orën 9.07 dhe sa është ora tani, 21.12, që i bie 12 orë e 5 minuta. Plus 4 orë e 20 minuta, në total bëjnë 16 orë e 25 minuta.

Ju falenderoj sepse qëndruat, jo vetëm heroikisht, por edhe në mënyrë shumë aktive konstruktive. Gëzuar dhe njëherë vitin e ri 2023, qoftë shumë më i mbarë se 2022. Mbi bazën e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do e bëjmë tërmet. Faleminderit shumë”, thotë kryeministri Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?