Rama: Të dytët në Europë dhe Azi Qëndrore për shkallën e lartë të vaksinimit të fëmijëve

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër sukses të vendit tonë. Kësaj here bëhet fjalë për vaksimin e fëmijëve ku sipas disa statistikave të publikuara nga vetë kryeministri shohim se Shqipëria është rënditur e dyta në Europë dhe Azi Qëndrore për shkallën e lartë të vaksinimit të fëmijëve.

Sipas Ramës vendi ynë më herët ka qenë një ndër vendet me shifra shqetësues dhe tani jemi rënditur në vendin e dytë, një arsye bindëse kjo për të kërkuar ende më shumë nga vetja edhe në drejtimet ku duhet të ngrihemi më shpejt.

“Ka plot klasifikime ku duhet t’i ngjisim shkallët më shpejt se jemi ende mbrapa krahasuar me të tjerë, paçka se krahasimisht me nga gropa nga e kemi nisur ngjitjen kemi ecur më shpejt se plot të tjerë, po ka edhe klasifikime si ky i Europës&Azisë Qendrore, ku jemi ngjitur lart dhe kur mendon se sa mbrapa ishim me vaksinimin e fëmijëve, kjo është një arsye bindëse më shumë për të kërkuar ende më shumë nga vetja edhe në drejtimet ku duhet të ngjitemi më shpejt”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?