Rama: Në 2022-in arritëm rekord për eksportet bujqësore

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa detaje nga takimi me ministrat në Vilën 31 në Tiranë. Ai shkruan se viti që lamë pas ka arritur rekord përsa i përket eksporteve bujqësore, duke kapur shifrën prej gjysmë miliardë dollarë.

Rama shton se ambicia është që të arrihet vlera e 1 miliardë dollarëve dhe Shqipëria të bëhet kampione e Ballkanit dhe në eksporte bujqësore.

“2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore

… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?