Kush e krijoi gazetën “RD”?

Shkrime
Nga Mitro Cela
SI LINDI “RD”?
4 Janar 1991.
Palcë e dimrit. Komisioni Nismëtar I Partisë Demokratike kishte emëruar kryeredaktorin e gazetës: Frrok Çupi.
Kishte miratur Këshillin Botues. Piktori Bujar Marika dhe Mentor Shehu kishin fiksuar, mes dhjetra modelesh, “siglën” e gazetës.
Ishin përgatitur kryertikulli, artikujt, lajmet, fotot. Të gjitha të futur në një dosie kishin përfunduar në Kombinatin Poligrafik…
Ndërkohë një superlajm kishte mbritur mbi trapezën e Ramiz Alisë:
PD-ja do të nxjerrë nesër gazetën e saj!
Ra në mendime Lideri I komunistëve shqiptarë…
Kujtoi një frazë nga Bibla: “E para doli fjala!”…
Po u shtyp fjala, po doli në treg fjala e Partisë Demokratike, vdiq komunizmi në Shqipëri!
Dhe u dha në shypshkronjë kushtrimi I partisë: “Gazeta e PD-së nuk duhet ta shohi dritën e diellit!”
Dhe u vu më lëvizie makina e rëndë e shtetit, ajo makinë që për 50 vjet kishte vrarë fjalën e lirë; që I kishte vënë pranga mendimit ndryshe!
Por ndodhi herezia: Fjala e Ramiz Alisë mbeti në letër, sepse në mbrojtje të gazetës u vunë tipografët. Ata thanë jo! Ata e shtypën gazetën duke rrezikuar jetën.
Morën materialet, poshtë përparseve të nxira nga vaji dhe plumbi. U ngjitën në katin e dytë të ndërtesës, mes errësirës, atje ku “syri vigjilent” I partisë nuk depërtonte dhe e derdhën fjalën e “RD”-së në plumb.
Pastaj fjala çau në rrotativë…dhe u shpërnda në të gjithë Shqipërinë?
Gazeta kalonte dorë më dorë. Faqe më faqe. Të uritur për liri, të befasuar nga kurajua, të hutuar nga frika, njerëzit lexonin me lepurin në bark.
Mileti I parafytyronte artikullshkruesit, si ufo të ardhur nga tjetër planet.
Ja vlen të tregoj një episode. Kisha një komshi. Ekonomist. Quhej: Bastri Katrati.
Një ditë më ftoi për kafe. Në dorë mbate gazetën.
“ Mitro! Më ke mik?…Po…Mund të hamë një drekë me gazetarët?…Gjeja më e lehtë. I thashë. Por do një këshillë? Mjaftohu me leximin e gazetës. Po të hash drekë me ata që shkruajnë, do zhgënjehesh. Jane njerëz të thjeshtë? Të zankonshëm…
Më thotë Bastriu: Nuk e bën dot? Ti them Sali Berishës?…
Qesha. Dy ditë më von u ulëm për derkë. Frroku. Preçi. Filipi. Shollaku…Bastriu qëndronte si mbi gjëmba…Ne bisedonim kodra pas bregut. Filipi tregonte barcaleta…
Ikën të gjithë. Kafen e pimë të dy.
-Kishe të drejtë,-tha Bastriu.- Më mirë të mbetasha tek leximi I gazetës.
E tregova këtë ngjarje për të dalë tek pyetja? Kush e krijoi gazetën “RD”?
Një pyetje gati gati enigmë, edhe pse për “RD” është folur e shkruar shumë.
Kohë më parë, Blendi Fevziu hodhi idenë: Gazetën e krijuan gazetarët studentë. Fjala ishte, në mos gaboj, për Blendi Fevziun, Armando Shollakun, Edi Paloka, Emin Barçi, etj.
Unë nuk besoj. Në se gazeta do ishte botuar sot, me siguri këta ish student dje, sot intelektualë me nishane, do ishin krijues jo vetëm të gazetave por edhe të televizorëve.
Por koha ka hedhur pluhur. Sikur të heqim pluhurin dhe të kthehemi në dhjetor të vitit 1990?
A mundet vallë që disa student të shkruanin kundër Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë?
Herezi.
Do mjaftonte një trakt, një “dacibao” fletërrufe, për tu hapur dyert e hapsanës me soj e sorrollop.
Disa të tjerë kanë thënë se gazetën e themeluan “Tre moskëtjerët”: Frroku. Preçi. Mitro.”
Këtu ka një farë të vërtete. Frroku u bë kryeredaktori I parë. Preçi dhe Mitro ishin anëtarë të Komisionit Nismëtar të PD-së. Të emëruar nga PD për drejtimin e gazetës.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe telefon
Por a mund të ëndërronte Frroku, psh më 1 dhjetor 1990, se mund të bëhej kryeredaktor I gazetës ?
Jo dhe jo. Frroku në vitin 1982 u dëbua nga “Zëri I populli”. Përfundoi në minierat e Mirditës. Kishte dy-tre vjet që ishte kthyer në Tiranë. Në fillim punoi në fabrikën e llullave. Kishte një vit që punonte në Institutin e Foklorit.
Si ish gazetar me “njollë”, një sebep duhej, për ta rikthyer në minierë, në mos në burg?!
Preç Zogaj? Në dhjetor të vitit 1990 kishte me shumicë baluke. Thurte poezi. Por një poet me ide antiparti për gazetë, do të shkonte tek të shumtët, si Blloshmi me shokë.
Mitroja? Mazalla. Që atë kohë e kishte të shkruar në ballë se do bëhej politikan I dështuar.
Ka të tjerë që thonë: Gazetën e bënë anëtarët e Këshillit Botues. Kjo ide und bëhet e besueshme, po të përmëndim intelektualët që guxuan të jenë anëtarë të Këshillit Botues:
Kujtim Çashku, Edi Hila, Ilirian Zhupa, Teodor Keko, Genc Pollo, Petraq Kolevica, Ajet Haxhiu, Natasha Lako, Mitro Çela.
Kryetar: Preç Zogaj. Pas tyre qëndronin Besnik Mustafai, Abdi Baleta, Neshat Tozaj, Bujar Lako, Elca Ballauri, Remzi Lani, Rudolf Marku. Por edhe këta ishin” peshë” e vogël, për të krijuar një gazetë që do të vriste frikën.
Shumë mendojnë se gazetën e krijoi Sali Berisha. Edhe këtu ka një të vërteta. Berisha diskutoi I pari për një gazeta. Ishte po ai që propozoi në fillim Preçit për tu bërë kryerdaktor.
Preçi argumentoi kundra: Nuk mund të lë poezinë për gazetarinë. Po Bersha më kërkoi edhe mua për tu bërë kryeredaktor. Por unë kundërshtova me idenë:
Në fshatin tim, nuk bëhet balta poçe?!
Ishte po Berisha që propozoi Komisionit Nismëtar për të emëruar Frrokun. Po Berisha, gjeti një pjesë të anatarëve të Këshillit Botues të “RD”…Por të gjitha këto nuk mjaftojnë, edhe po të shtojmë faktin se Berisha në atë kohë kishte shkruar disa artikuj , gati – gati desidentë.
Le ti kthehemi pyetjes: Kush e “gatojë” gazetën?
Unë mendoj: Koha!
Kishte rënë Muri I Berlinit. Studentët ishin bërë bashkë për të brohoritur “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.” “Enver-Hitler.” 25 ditë më parë, kishte “lindur” Partia Demokratike.
Guxim I madh. Punë titanike, nën hundët e sigurimit të shtetit.
Ishin hapur degë të PD-së në shumë qytete.
Por ende nuk ishte vrarë frika.
Fjala e PD-së, shuhej më parë se të kapërcente Tiranën, Shkodrën, Kavajën a Korçën.
Fjala e demokaratëve nuk kishte vend as në radjo e as në TV.
Dhe për gazetën ëndërruan dhe punuan të gjithë anëtarët e Komisionit Nismëtar dhe më gjërë: Sali Berisha dhe Gramos Pasho; Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Eduart Selami, Genc Ruli, Arben Imami, Pjetër Arbërori, Ali Spahia, Ylli Vesiu, Blendi Gonxhe, Edmond Budina, Shinasi Rama, Arben Lika, Alma Bendo, Merita Zaloshnja, Merita Shkupi…
Për gazetën menduan e punuan shumica e intelektualëve. Studentët. I gjithë populli
Më 5 janar gazeta u botua. Unë isha shtruar në spitalë. Nga mbasditja erdhi Frrokun. Dukej tepër i lodhur. …
-Po ta them hapur: pa ndihmën e punëtorëve të shtypshkronjës Flamur Këmbora, Bashkim Lusha, Sokrat Xhovara, Firdes Saraçi; pa këmbënguljen e studentëve Blendi Fevziu, Ben Blushi, Armand Shkullaku, Edi Paloka, Dritan Kaba, Emin Barçi; pa ndihmesën e Mentor Shehut për faqosjen e saj, vështirë që RD-ja ta kishte parë ditën e botimit. Kam një merak,- përfundoi ai.- A do të botohet numri i dytë?
Në të vërtetë, gazeta jo vetëm u botua, por ndoshta u bë gazeta më e suksesshme e këtij fundshekulli. Ishte gazeta që vrau censurën. Tirazhi arriti nga 70 mijë deri në 100 mijë kopje.
Nuk ishte ky kufiri. Tirazhi nuk pengohej nga shitja, por nga mungesa e letrës. Për lexuesin kjo pengesë kapërcehej duke e kaluar gazetën dorë më dorë. Ndërkohë, në treg filluan spekulimet. Çmimi i shitjes, nga 10 lekë shkonte në 30 deri në 50 lekë të vjetra. Në shtypshkronjë, punëtorët bënin spekulime.
Merrnin letër nga gazetat e tjera që shtypeshin në poligrafik, por që nuk shiteshin në treg. Kështu, në orët e para të mëngjesit, kur fillonte shpërndarja e shtypit, nga portat e poligrafikut dilnin më shumë numra të “RD”-së, sesa ishin shifrat zyrtare.
Në një mbledhje të komisionit nismëtar u diskutua për këto shpërdorime. Dikush e quajti “vjedhje”. Të tjerë kërkuan që unë, Preçi, së bashku me stafin e gazetës, të merrnim masa.
-Në se vidhet “RD”-ja, ne nuk kemi pse të shqetësohemi. Ky fakt tregon se niveli i gazetës është i mirë. Do ta quaja fatale, kur gazeta të mos shitej e të mbetej stok.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?