Ilir Meta: Falë ‘Rilindjes’ jemi të parët për korrupsion dhe varfëri në rajon!

Politike

Ilir Meta e sheh nivelin e lartë të varfërisë në vend, rezultat të nivelit të  lartë të korrupsionit që e karakterizon qeverinë “Rama”. Mbështetur mbi të dhënat e fundit të Komisionit Europian se 70% e punonjësve në Shqipëri mezi arrijnë t’i plotësojnë nevojat e tyre mujore, Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, gjykon se “indeksi i rritjes së korrupsionit ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë.”

“Falë “Rilindjes” jemi të parët për korrupsion në kontinent dhe rajon – akuzoi ai, –  ndaj jemi të parët edhe për nivelin e varfërisë dhe pamundësisë të dy të tretave të popullsisë për të përballuar jetesën.

Vetëm ndryshimi, çkapja e shtetit dhe rivendosja e llogaridhënies lufton varfërinë dhe rikthen shpresën për familjet shqiptare! 2023, vit i ndryshimit”, theksoi në përfundim të mesazhit, Ilir Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?