Anonymous hakeron webin e ushtrisë serbe

Rajoni

Grupi i hakerave i quajtur “Anonymous” kanë deklaruar se kanë hakuar uebfaqen e ushtrisë serbe. Në postim shkruhet se ushtria serbe nuk mund të leh më tani, duke theksuar se Vuçiç nuk mund që të nënvlerësojë më Anonymous.

Postimi i Plotë:

Uebfaqja e Ushtrisë Serbe nuk është në sistem. Aleksandar fashist, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Madje mos e nënvlerësoni grupin Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin. Ne jemi Anonymous.

Kjo vjen derisa për ditë të tëra ka nisur një “konflikt” online midis këtij grupi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Gjithçka nisi kur një llogari në Twitter, Anonymous TV që në emër ka të vendosur flamurin ukrainas, i pati bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?