Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim vizitë në SPAK, pas zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në ambientet e SPAK, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Kjo vizitë e Kim në SPAK vjen fill pas zgjedhjes së kreut të ri të këtij institucioni, Altin Dumani, proces në të cilin zyrtarja e Shteteve të Bashkuara ishte edhe pjesëmarrëse dhe tejet e përfshirë duke ndjekur nga afër edhe momentin e votimit.

Sakaq, ende nuk bëhet me dije se cilat janë arsyet e vizitës së Kim, e cila është e para pas vendosjes së Dumanit në krye të SPAK.

 

 

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?