Ambasada e SHBA: Mbështesim SPAK në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë

Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas takimit ditën e sotme të ambasadores Yuri Kim me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani.

Ambasada e SHBA shpreh mbështetjen ndaj SPAK në intensifikimin e ndjekjeve penale të korruptionit të nivelit të lartë si dhe ndaj krimit të organizuar, “pa frikë apo favore”.

“Askush nuk është mbi ligjin”, përfundon mesazhi i ambasadës së SHBA.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbëstesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?