Zbulohet emri i vrasësit të dytë të Edmond Papës

Aktualitet

Zbulohet emri i personit të dytë, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet si ekzekutori i biznesmenit Edmond Papa. Bëhet fjalë për Andrew Bode, 44 vjec i lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Burime nga “TvKlan” bëjnë me dije se Bode mban edhe një emër tjetër, por me emrin e lartpërmendur është regjistruar në Gjendjen Civile. Policia dyshon se ai mund të jetë larguar jashtë vendit ilegalisht, pasi në sistemin TIMS nuk figuron që të ketë dalë në ndonjë nga pikat e kalimit kufitar. Ashtu si dhe Albano Velo ishte larguar drejt Francës për të humbur gjurmët e tij.

Bode së bashku me Velon u filmua nga kamerat e sigurisë së një lavazhi afër vendngjarjes, teksa shfaqet me një makinë tip Audi, të cilën Albano Velo e dërgoi për ta larë. Kjo makinë me shofer 30-vjeçarin është përdorur për ruajtjen e lëvizjeve të biznesmenit si dhe për të marrë ekzekutorin, Andreë Bode pas krimit brenda lokalit në zonën e Komunës së Parisit. Teksa Velo e priste me Audi, Bode ka shkuar në vendin e ngjarjes me një makinë tip Smart, që e kishte marrë me qera.

Njoftimi i policisë:

 

 

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 16 dhjetor 2022, ku mbeti i varë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa

Identifikohet dhe ndalohet njëri prej autorëve të vrasjes. Shpallet në kërkim bashkëautori i vrasjes.

Sekuestrohet automjeti i përdorur gjatë kryerjes së vrasjes, pamje filmike e prova të tjera të vlefshme, që çuan në identifikimin e autorëve. Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Renda ndaj Jetës e Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 01.01.2023, në orët e para të mëngjesit, u finalizua operacioni policor i koduar  “EAGLE EYES”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së datës 16.12.2022, ku në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, është  vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa, i datëlindjes 1973, lindur në fshatin Kurjan Fier dhe banues në Sarandë.

Policia e Tiranës pas një pune profesionale e të pandërprerë trejavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, ka bërë të mundur dokumetimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES”  u bë ndalimi i shtetasit:

V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” .

Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi  rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale, i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

FOTO- Ky është Andrew Bode, i riu që akuzohet për vrasjen e

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?