Rrihet drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Memaliajt

Aktualitet

Rrihet drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Memaliajt, Fetah Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në ambjentet e jashtme të bashkisë së këtij qyteti. Një 30 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, qëlloi me grusht Fetah Hoxhën me detyrë drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Memaliajt.

Dëshmitarët në vendngjarje konfirmojnë se debati mes të riut dhe zyrtarit kishte nisur në zyrën e këtij të fundit për t’u përshkallëzuar në ambjentet e jashtme.

Shkak, sipas Jugulajm.net” ka qenë kërkesa e 30 vjeçarit memaljot për t’u punësuar në sektorin, që drejton Fetah Hoxha, pasi ka pretenduar se ky i fundit i kishte premtuar në fushate elektorale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?