Mbledhja me ministrat, Rama ndan foton: Para nisjes së diskutimit maratonë
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga mbledhja me ministrat. Në këtë mbledhje do të bëhet një analizë e punës së qeverisë dhe objektivat për këtë vit. Me ironi, Rama shkruan përkrah fotos se është duke ‘bërë detyrat’ para nisjes së orës së mësimit.
‘Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit‘- shkruan Rama.
Takimi i sotëm ka nisur në orën 14:00. Pritet që në orët në vijim, të dalin më shumë detaje për diskutimet brenda mbledhjes.
Total 0 Votes
0
0