Aksident tragjik rrugën e Arbrit, 3 të vdekur dhe 3 të plagosur

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të urës së Qeranecit.

Bëhet me dije se dy makina janë përplasur dhe raportohet se nga ky aksident kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.

Burime për media bëjën me dije se drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrëfikse si dhe dy autoambulanca për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër, nga Maqellara.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?