Rama rikthen bastet sportive

Aktualitet

Bastet sportive do të rikthehen përsëri në Shqipëri gjatë këtij viti. Operimi i tyre do të jetë online dhe sipas rregullave të rrepta të Minisitrisë së Arsimit dhe Sportit.

Regjistrimi do të bëhet me kartë identiteti dhe shumat që do të luhen do të “filtrohen” më parë nga Ministria. Endrit Hoxha, zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit ka shpjeguar më gjatë për “Top Channel”.

“Licencat e këtyre kompanive do të kontrollohen nga shteti shqiptar. Do të ketë edhe kritere për personat që duhet të luajnë dhe kush jo, e sasinë gjithashtu. Çdo person që do të luajë do të jetë i kontrolluar në shumën që do të luajë. Pra, nuk mund të luajë kushdo sa të dojë. Një person që merr x lek në muaj, pagë minimale, ku ka arritur t’i marrë kaq shumë para të luajë në një ditë?  Këto të ardhura nga kanë ardhur? Kjo është një mënyrë e kontrollit të parave të pista, të themi.”

Në një draft paraprak nga MAS, tregohet detajisht se të ardhurat nga lojërat e fatit do të përdoren direkt për investime në sport dhe përfitime të tjera si më poshtë.

“Përfitues të Fondit të Kombëtar për zhvillimin e Sportit janë federatat sportive, klubet sportive, shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilat plotësojnë kriteret në: Masivitetin e veprimtarisë sportive; Gjithëpërfshirjes në veprimtari të target grupeve të veçanta; Pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura në veprimtarinë kombëtare ose ndërkombëtare”, shkruhet ne kete draft.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?