Fatmir Mediu kërkon ende kandidat të përbashkët nga opozita

Politike

“Cdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i sherben pushtetit te Edi Rames”, shkruan Mediu, teksa thekson se partitë opozitare duhet të dalin me listat e tyre vetëm për këshillat bashkiak, sepse për kryetar duhet të kenë vetëm një emër.

“Opozita duhet të dali me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake. Cdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i sherben pushtetit te Edi Rames. Cdo parti politike opozitare duhet të dali me listen e vete të keshilltareve.

Të gjithë kanditatet për kryetar bashkije duhët të perfshinë në shtabet e tyre elektorale të gjithë keshilltarët e subjekteve politike opozitare. Cdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin.

Opozita duhet të ndërtojë një marëveshje brenda vetes, ku keshilltarët për keshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shume vota. E djathta pa garë nuk ka vlerë”, shkruan Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?