Lirohen 140 të burgosur ukrainas për Vitit të Ri
140 të burgosur ukrainas u liruan në natën e Vitit të Ri. Si pjesë e një shkëmbimi tjetër të burgosurve të luftës.
Lajmin e beri me dije kreu i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak.
“Ne jo vetëm që zmbrapsëm sulmet me raketa, por i kthyem njerëzit tanë. Ky është një tjetër shkëmbim i madh që kemi arritur ta bëjmë – 140 njerëz po kthehen në shtëpi”, tha Yermak në Telegram.
Ndër të liruarit ishin 82 ushtarë të Forcave të Armatosura, 15 përfaqësues të mbrojtjes territoriale, 22 punonjës të Gardës Kombëtare, 11 nga Marina dhe 10 nga Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës.
Midis të liruarve janë luftëtarë të plagosur, si dhe mbrojtës të Mariupolit, ishullit Zmiiny, vullnetarë të mbrojtjes territoriale nga Slavutych dhe baballarë e bij që u mbajtën rob së bashku, si dhe ushtarë ukrainas nga rajoni Bakhmut. Gjithsej 132 burra dhe 8 gra, 22 oficerë dhe 118 rreshter e ushtarë.