Xhaçka uron shqiptarët: Arritjet e mëdha të Shqipërisë për 2022

Aktualitet

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, shprehu urimet për një vit të ri sa më të mbarë e më të begatë për të gjithë shqiptarët.

Kryediplomatja shqiptare theksoi se viti 2022 ka qenë një vit me arritje të paprecedenta, teksa u shpreh se kemi arsye të ndjehemi krenarë dhe ta presim plot me optimizëm vitin e ri që po vjen.

“Ky vit u hap me marrjen për herë të parë pas 65 vjetësh të mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në korrik, u hapën negociatat për anëtarësim me BE-në duke e çuar procesin e integrimit në një stad tjetër. Viti u mbyll me mbajtjen në Tiranë të Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, hera e parë që ky samit mbahet në një vend jo anëtar të BE, çka përbën një vlerësim të jashtëzakonshëm të vendit tonë. Të gjitha këto janë dëshmi të transformimit të madh që ka pësuar Shqipëria duke u bërë sot një vend, që gëzon respektin e partnerëve e aleatëve”, tha ajo në mesazhin e saj.

Viti 2022 nuk ishte i lehtë. Pasojat e pandemisë edhe pse janë zbehur nuk janë zhdukur ende, ndërkohë që pasojat e luftës në Ukrainë janë të ndjeshme jo vetëm në jetën e vendit, por edhe në çdo familje shqiptare.

 

 

Pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, viti që po mbyllet ishte edhe një vit suksesesh të mëdha të arritura me shumë punë e shumë përkushtim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?