Uroi Krishtlindjet me një foto familjare, Mohamed Salah “kryqëzohet” nga ndjekësit në rrjetet sociale

Sport

Ylli i Liverpool -it, Mohamed Salah është kritikuar në rrjetet sociale nga tifozët myslimanë pasi postoi një foto të familjes së tij pranë një peme të Krishtlindjes . Salah, i cili është mysliman, në foton e publikuar në llogaritë e tijë sociale ka shkruar “Gëzuar Krishtlindjet”.
30-vjeçari dhe familja e tij, gruaja Magi dhe vajzat Makka dhe Kayan,  pozuan me pizhame të ngjashme për postimin e tij tradicional të Krishtlindjeve. Menjëherë pas këtij postimi, tifozët kan ënisur të “kryqëzojnë” sulmuesin e Liverpool,në rrjetet sociale, ku disa prejt yre shprehen se nga ky moment nuk do të jenë më ndjekës të tij.

“Unë kam qenë tifoz i Liverpool-it që kur kam lindur, por do të ndaloj së mbështeturi klubin sepse ju po festoni Krishtlindjet me të krishterët. Sapo më ke humbur si tifoz Mo Salah. Mirupafshim!”, shkruan një ndjekës.

Mo Salah, të kam dashur si tifoz i Madridit. Të kam parë si një lojtar të shkëlqyer dhe më ke frymëzuar gjithmonë. Megjithatë, pas këtij postimi në Twitter, nuk mund të të shoh më si modelin tim”, ka reaguar një tifoz.

“Më ke zhgënjyer. Nëse nuk e fshini këtë postim, do të më duhet të të anuloj ndjekjen”, nënvizon një i tretë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?