Dreka e fundvitit, Mziu: Ja pse munguan Basha dhe Alibeaj

Aktualitet

Dreka e fundvitit në një restorant në periferi të Tiranës ishte një iniciativë e ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, i cili kishte ftuar të gjithë deputetët e dalë nga sigla e PD në zgjedhjet e përgjithshme, pavarësisht ndasive të krijuara.

Në tryezë munguan dy zërat kryesorë kundër Berishës,, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibej, por çuditërisht edhe pse kanë pasur përplasje të ashpra mes tyre, Gazment Bardhi, Ervin Salianji e Jorida Tabaku ishin të pranishëm.

Madje deputetja Tabaku me një postim në Facebook ku postoi foto nga tryeza e përbashkët, vlerësoi shprehjen e lirë të mendimit ndryshe në PD, ndryshe nga ç’ndodh te kundërshtarët e tyre në mazhorancë.

Për organizimin e këtij “bashkimi” simbolik të PD-së që mund të përbëjë edhe hapin e parë drejt një paqejhe mes dy grupeve në vijim ka folur në emisionin “Frontline” vetë deputeti Xhelal Mziu, duke thënë se dreka u mbajt dje nuk kishte asnjë prapavijë politike.

Ishte e domosdoshme për të pasur një bashkim të tillë se sa herë janë bashkuar grupet, kanë munguar më shumë se gjysma. Organizimi i ditës së djeshme ishte një organizim që kishte të bënte me gjithë grupin parlamentar të PD që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Ishin të pranishëm jo vetëm të dyja grupet, por nuk kishte mungesë në aspektin objektiv. Ata që nuk ishin të pranishëm nuk ishin të pranishëm për arsye objektive. ishte e vështirë t’i mblidhje, por po jap disa argumente se pse nuk dështoi dreka. Nuk kam përdorur asnjë instrument kundër kolegëve të mi, pavarësisht mendimeve të tyre. Kam qëndruar luajal, dhe duke qenë një person terreni, e shoh të rëndësishme koherencën. Kjo situatë më solli në mendje që të bënim një organizim”, tha ai.

Çfarë u diskutua?

Mziu: Fjalën i pari e kisha un sepse isha ai që kisha bërë ftesat, i urova për festat e fundvitit dhe që viti i ardhshëm të jetë ndryshe e në thelb të ketë bashkimin e PD ose unifikimin me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet. Pastaj në mënyrë spontane folën Berisha e të tjerë, kush kishte dëshirë fliste.

Ka pasur shtrëngime duarsh?

Mziu: Të gjithë të pranishmit i kanë dhënë dorën njëri tjetrit. Jo vetëm kaq por kishte edhe komunikime siç ndodh brenda një grupi parlamentar. S’duhet të mungojë në të ardhmen bashkëpunimi për një PD solide.

Sa mund të ketë realisht një rifillim të ri të PD?

Mziu: Komunikimi i Berishës e çdo personi tjetër nuk u bazua tek pjesa politike. Më shumë u fokusuam tek bisedat jashtë politikës dhe kjo ishte edhe risi e grupit parlamentar. Shumë deputetë e kishin edhe për herë të parë që uleshin në tryezë me zotin Berisha. Prevaloi një komunikim i sinqertë përtej ndasive e grupeve.

Po në lidhje me personat që kanë munguar?

Mziu: Kanë qenë jashtë vendit, Basha ishte jashtë por na uroi një drekë të këndshme. Nëse do ishte në Tiranë do ishte i pranishëm. Flutura Açka ishte jashtë shtetit gjithashtu, Luçiano Boçi dhe Dashnor Sula kishin angazhime politike të justifikuara. Alibeaj kishte një axhendë gjithashtu. Përjashtuar 2 apo 3 deputetë të gjithë kishin angazhime.

Alibeaj tha se kur në festa ngrihen kurthe e prita nuk i pranoj. Për ç’kurthe e ka fjalën e çfarë keni komunikuar me të?

Mziu: Statusi është totalisht i ndryshëm nga komunikimi që kemi bërë. Së pari i kam komunikuar me SMS pastaj me të kisha komunikim në telefon dhe më tha nuk marr dot pjesë për shkak të angazhimeve. Autori i parë i organizimit jam unë dhe nuk kam bërë konsultë me askënd vetëm një në lidhje me orën. Ka qenë tërësisht iniciativë personale. Nu kishte as truk as konflikt as pritë asgjë. Nuk ka asnjë nga të pranishmit që mund ta konsideroj që ka qenë i painformuar mbi gjithçka. Nuk duhet të gjejmë yçkla negative, ne po tentojmë të gjejmë ura bashkëpunimi dhe shkrirje të konfliktit për një PD të bashkuar, ose së paku të unifikuar për një kandidat. Kush nuk e bën këtë ngelet thjeshtë sponsorizues i PS për 14 majin

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?