Botërori pati një efekt të jashtëzakonshëm te disa lojtarë, një prej tyre ishte edhe Enzo Fernandez, i shpallur lojtari i ri më i mirë i këtij turneu. Mesfushori argjentinas ka përfunduar në qendër të merkatos, ku të shumtë janë ekipet që janë futur në garë për të siguruar shërbimet e tij.
Mes klubeve të interesuara janë ekipe si Man.United, Newcastle apo Real Madrid, ky interesim i lartë ka vendosur jo pak në siklet drejtuesit e klubit të Benfikës.
Sipas mediave portugeze, Rui Costa, presidenti i Benfikës, nuk dëshiron që të humbas shërbimet e Fernandez, të paktën jo tani, por dëshiron të mbajë argjentinasin deri në fund të sezonit, më pas është i hapur për të dëgjuar ofertat që vijnë për yllin e tij.

Fernandez ka një klauzolë largimi prej 120 milionë euro, çdo skuadër që dëshiron shërbimet e tij duhet të paguaj minimalisht klauzolën e largimit. Më shumë mundësi, Fernandez pritet të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë argjentinas në tregun e transferimeve.

Deri tani këtë status e mban Higuain me 90 milionë euro teksa u transferua nga Napoli te Juventus.