Kreu i partisë kryesore serbe në Kosovë, ish-zëvendëskryeministri Goran Rakiç tha se në një takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se duhet të hiqen barrikadat.
“Kemi lexuar garancitë e BE-së dhe SHBA-së se nuk do të ketë arrestime të njerëzve që protestojnë paqësisht kundër terrorit të Kurtit. Ne kemi marrë garanci nga KFOR-i se forcat e sigurisë së Kosovës nuk do të dërgohen në veri të Kosovës”, theksoi Rakiç.
Sipas tij, presidenti i Serbisë ka kërkuar që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen.
mendon se barrikadat duhet të çmontohen.
“Ne nuk kemi besim te qeveria e Kurtit. Mund të them se nuk besojmë as në garancitë ndërkombëtare. Ne besojmë vetëm Vuçiçin”, tha ai.