Shqipëria heq vizat për zyrtarët shtetërorë

Aktualitet

Shqipëria dhe Kina kanë vendosur për heqjen reciproke të vizave për zyrtarët shtetërorë të të dyja vendeve.

Vendimi është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, si propozim i Ministrisë për Punët e Jashtme.

Pas këtij vendimi, zyrtarët e Shqipërisë dhe Kinës do të mund të lëvizin lirshëm në çdo periudhë të vitit, pa patur nevojën e një vize.

Edhe pse Shqipëria ka qëndruar larg investimeve kineze, marrëdhëniet politike mes dy shteteve kanë ruajtur ecuri pozitive.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?