Policët zihen mes tyre me grushta për një femër, shkarkohen të dy…

Aktualitet

Policia duhet të jetë shembull në sjellje dhe respektim të ligjit por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Ditët e fundit janë shtuar rastet kur policët dhunojnë njëri-tjetrin duke sjellë një shembull aspak dinjitoz që ul besimin e qytetarëve ndaj uniformat blu.

Pak ditë më parë në Elbasan dy efektivë janë konfliktuar për motive të dobëta, ndërsa pas sherrit njëri prej tyre ka përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra si pasojë e dhunës të ushtruar nga kolegu i tij. Burimet e mediave bëjnë me dije se arsyeja e konfliktit mes dy policëve ka qenë një vajzë.

Pas ngjarjes së shëmtuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar duke pezulluar nga detyra dy efektivët e policisë dhe ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?