AKU ngre alarmin për këtë suplement ushqimor: Kthejeni menjëherë tek tregtuesi

Aktualitet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka bërë thirrje konsumatorëve që të kthejnë menjëherë tek tregëtuesit një suplement ushqimor farmaceutik, “DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS”, pasi ka rezultuar se ka prani pluhuri qelqi.

  • foto galeri

Njoftim për Konsumatorin

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr.Loti 2K1MC.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që tregtojnë këto suplemente ushqimore, për identifikimin, blllokimin dhe tërheqjen e produktit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumaojnë por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?