Zbulohet trafikimi i 16 fëmijëve, Policia ndalon të miturit që…
Mirëpo, dyshimet e policisë kanë bërë që rasti të hetohet dhe është zbuluar një tentativë për trafikim të paligjshëm të fëmijëve të mitur. Në pranga kanë rënë dhe dhjetë persona, që ishin prezantuar si menaxherë, por në fakt ishin autorët e kësaj veprimtarie.
“Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ekipi”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 10 shtetas:
- Besmir Kadria, 48 vjeç,
- Drilon Shala, 32 vjeç,
- Dukagjin Gunga, 36 vjeç,
- Fabion Berisha, 21 vjeç,
- Fatmir Gjoshi, 54 vjeç,
- Ajshe Demaj, 21 vjeçe,
- Qëndresa Krasniqi, 20 vjeçe,
- Endrit Demaj, 21 vjeç,
- Almir Kryeziu, 22 vjeç dhe B. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.
Të gjithë këta shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 shtetas të mitur nga Kosova (të moshës 17 vjeç), që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Shtetasit e arrestuar janë prezantuar si anëtarë të bordit të ekipit sportiv që përbëhej nga 16 shtetasit e mitur që ata po shoqëronin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të miturit dhe prindërit e tyre u kanë dhënë këtyre shtetasve, 3000 – 4000 euro, për t’i ndihmuar të miturit që të hynin në Itali, ku më pas dyshohet se do të kërkonin azil.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. H. ka organizuar transportimin e shtetasve të mitur dhe të personave të tjerë tashmë të arrestuar, nga Kosova në Kukës dhe më pas në Durrës, me autobusin e një kompanie turistike në Prishtinë. Gjatë kontrollit fizik, Policia i ka gjetur këtij shtetasi 5945 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”, thotë njoftimi.