Kurrë Himara nuk mund të jetë zonë minoritare!

Shkrime
Nga Shpetim Axhami-kreu i Legalitetit
Kurrë Himara nuk mund të jetë zonë minoritare!
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.
Deklarata e Kryeministrit të Greqisë Mitsotakis, e mbajtur në Himarë para komunitetit grek vendosur aty, është a pa bazë dhe provokuese në vazhdimësi, është shkelje e sovraniteti kombëtar!
Dënojmë me forcë fjalimin e KM grek Mitsotakis. të mbajtur ditën e enjte në qytetin shqiptar të Himarës, ku
Ai u shpreh se “Shqipëria është e detyruar të respektojë të drejtën tuaj për vetëvendosje”.
Kjo që kërkon kryeministri grek, brenda territorit të RSH, përveçse është e padrejtë dhe e pa baza, është edhe dhunim flagrant i rendit kushtetues, është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë, KM grek nuk mund të flasi në tokë shqiptare sikur është në Greqi.
Himara nuk mund të jetë kurrë minoritetin grek, ajo eshtë pastërtisht shqiptarë, si nga pozicioni gjeografik ashtu edhe nga historia e saj.
Shteti grek duhet të heqë çdo hamendësi mbi Himarë duke i lënë himariotët në qetësin e tyre mbi të drejtat e kushtetetutës shqiptare e duhet, si një e drejtë e vonuar, të njohi dhe zgjidhi çeshtjen çame dhe sa më shpejt të merret me heqjen e ligjit luftës.
Shteti shqiptar për arsye antarësimi në BE apo për arsye të tjera… kurrë nuk duhet të i marrin urdhërat nga Athina, si edhe është vepruar për kufirin detarë, varrezat e ushtarëve grek etj etj.
Qeveria shqiptare nuk duhet të bëj kurrë servilin, vasalin e të ul kokën para deklaratave të tilla dhe aq më tepër, siç e theksuam më sipër, kur këto bëhen brenda territorit te Shqipërisë.
Çdo shqiptar krenohet me Himarën dhe himariotët për shqiptarizmin dhe ndjenjën e tyre kombëtare që ata i karakterizon.🇦🇱
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?