Edi Rama merr pjesë në homazhet për nder të mjekut të shquar Ilir Ohri

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në homazhet për nder të mjekut të shquar Ilir Ohri. Ai thotë se Ohri ishte një pikë referimi në botën e mjekësisë shqiptare, dhe do ju mungojë familjen, studentëve e miqve.

“Ilir Ohri ishte më i miri nga ne, thonë njëzëri kolegët e tij. Sot profesori i shumërespektuar, u nis për në banesën e fundit. Ishte një privilegj që pata mundësinë ta njoh dhe të bisedoj me të.

Ngushëllime familjes, kolegëve, mjekëve e studentëve që humbën sot një mik dhe një pikë referimi në botën e mjekësisë shqiptare”, shkruan Rama, teksa ndan pamjet e mëposhtme, shoqëruar me një figurë (emoji) zemërthyer.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?