Basha: Sot në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të studentit të dhjetorit dhe Pishtarit të Demokracisë Myftar Gjana, ndava momente të veçanta në një takim me familjarët e tij. Protagonisti i Lëvizjes së Dhjetorit, ndonëse u nda para kohe nga familja dhe miqtë e tij, ka lënë pas një vepër frymëzuese, fryt i integritetit moral dhe një veprimtarie të pasur si poet, shkrimtar, përkthyes, botues dhe diplomat.
E përkujtojmë sot me nderim dhe mirënjohje të thellë për rolin dhe kontributin e tij të pashlyeshëm.
Total 1 Votes
0
1