Plas grushti mes policëve, shkarkohen të dy nga drejtori Rrumbullaku

Aktualitet

Dy efektivë policie të shërbimit të Rrugores në Komisariatin e Elbasanit janë pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Mësohet se përplasja që ka nisur jashtë orarit zyrtar të punës mes efektivit E.H. dhe kolegut të tij 23-vjeçar R.M., ka degjeneruar në dhunë dhe përdorimin e armëve të ftohta.

Njoftimi i policise:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?