Kompozitori Valentin Veizi: ‘Mos ma bëni këngën pis’.

Art Kulture

Nata e djeshme në Festivalin e RTSH iu dedikua këngëve më të bukura ndër vite. Një ndër to ishte edhe “Pyes lotin”. Ashtu si në vitin 1996 (kur edhe fitoi çmimin e parë), edhe natën e djeshme kënga u këndua nga Elsa Lila, por e risjellë në një variant tjetër. Një pjesë e këngës ishte shndërruar në rap, pasi Elsa shoqërohej nga Capital T.

Kompozitori i këngës Valentin Veizi që prej vitesh jeton në Amerikë ka reaguar në rrjete sociale, duke i bërë thirrje të hapur festivali të fshijë këngën e deformuar, për ndryshimin e të cilës sipas tij nuk është marrë as leje.

“Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikes sime te indinjuar ne lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSHse, duke qenë se skam patur mundesi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube kengën, me bën pershtypje (indinjuan) dy gjëra : e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bëj “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftesine profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë ,por këta nuk kanë as edukaten edhe as respektin te paktën të kontaktojene për të marrë lejen e autorit. Së dyti :Ti (kushdo) mund të rikëndosh një kenegë, por nuk ke asnjë të drejtë të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini tja u them troc edhe njëherë Liles edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh ,shperfytyrosh një kengë aq te bukur si kenga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi këtë variant të shemtuar!”, shkruan Valentin Veizi.

‘Mos ma bëni këngën pis’. Kompozitori Valentin Veizi

Kënga është ende në YouTube në kanalin zyrtar të RTSH-së.

‘Mos ma bëni këngën pis’. Kompozitori Valentin Veizi

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?