Partizani fiton derbin ndaj Tiranës

Sport

Partizani është fituesi i derbit të kryeqytetit, duke arritur fitoren ndaj Tiranës me rezultatin minimal 0-1.

Golin e shënoi sulmuesi 24-vjeçar Xhuliano Skuka, në minutën e ‘4 të ndeshjes. Ky është goli i dytë i sulmuesit të talentuar ndaj bardhebluve që shpresuan te Redon Xhixha, por pa arritur të gjejë rrjetën.

Në përfundim të ndeshjes, tifozët dhe futbillistët e Partizanit kanë tentuar të ngulin një flamur në qendër të fushës në stadiumin e tejmbushur “Air Albaina”, duke shkaktuar përplasje gati fizike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?