Ja kush do ta drejtojë derbin Partizani-Tirana

Sport

Derbin mes Tiranës dhe Partizanit do ta gjykojë arbitri i FIFA-s, Eldorian Hamiti. Sokol Jareci dizenjatori i Superiores, ka vendosur për pesë gjyqtarët e ndeshjes.

Veç Hamitit, ndihmës të tij do të jenë anësorët Ridigert Çokaj dhe Denis Rexha. Në sistemin VAR do të ulen dhe do të japin drejtësi: Kreshnik Bajramaj dhe Florian Lata.

Këtë sezon Hamiti ka gjykuar Tiranën në sfidën me Teutën dy herë, Laçin si dhe Partizanin në sfidat me Kastriotin, Kukësin dhe Egnatian në fazën e parë.

Sfidën e fundit derbi, Hamiti e ka drejtuar sezonin e shkuar më 7 maj 2022 ku Tirana fitoi 2-1 dhe bardheblutë u shpallën kampionë të Shqipërisë.

Në ndeshjen e fundit derbi, drejtësi ka vënë në fushën e lojës, kryesori tjetër i FIFA-s, Juxhin Xhaja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?