Kurti për “The Guardian”: Heqja e barrikadave mund të shkaktojë…

Rajoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për median britanike “The Guardian” ka folur lidhur me situatën në veri.

Kurti është shprehur se barrikadat s’mund të tolerohen edhe shumë gjatë, duke shtuar se heqja e tyre mund të shkaktojë tensione dhe viktima.

Kurti ka thënë se duan të jenë sa më të kujdesshëm në këtë drejtim që të sigurohen se s’do të ketë destabilizim.

“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe se paqja e siguria do të jenë të qëndrueshme. Megjithatë, këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë nuk mund ta lejojmë përjetë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, është shprehur Kurti për “The Guardian”.

 

 

Kurti ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë të një mendje për heqjen e barrikadave, por se edhe ata janë të shqetësuar se si do të përdoret kjo situatë.

“BE-SHBA të gjitha pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi. Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri”, ka deklaruar Kurti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?