Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit

Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburantit. Nga 202 lekë për litër që ishte, nafta shkon në 199 lekë/litri, pra 3 lekë më pak.

Benzina ulet me 1 lekë nga 178 në 177 lekë për litër. Gazi mbetet i pandryshuar, 71 lekë/litër.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 19.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 716, +19 nga data 13.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 855, -11 nga data 13.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 108. 26 (-1.5 nga data 13.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?