Komiteti i 6 Janarit rekomandon ngritjen e katër akuzave penale ndaj Donald Trump

Bota

Komiteti që po heton trazirat e datës 6 Janar në Kapitol të SHBA, ka rekomanduar ngritjen e katër akuzave penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, në seancën e tyre të fundit.

Përfaqësuesja Jamie Raskin ka kërkuar ngritjen e akuzave për për pengim të një procesi zyrtar, komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, komplot për të bërë një deklaratë të rreme dhe kryengritje.

Kjo nuk do të thotë se akuzat janë zyrtare, pasi i takon departamentit të drejtësisë të akuzojë individët, por është një rekomandim.

“I yni nuk është një sistem drejtësie ku ushtarët këmbësorë shkojnë në burg dhe drejtuesit e grupit ia hedhin paq”, tha Raskin, një demokrate nga Maryland.

Në 6 janar të 2021, i sapomundur në zgjedhjet presidenciale, Trump thirri një protestë të madhe pranë Kapitolit në Uashington, pasi prej disa ditësh kishte pretenduar për vjedhje të votave. Protesta degjeneroi në dhunë, pasi turma vërshoi brenda ambienteve të Kapitolit. Pesë persona humbën jetën nga përplasjet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?