Shqipëria ka pasur një vit të mirë turistik në 2022-n, si rrjedhojë e rritjes së hyrjes së të huaje në vend. Ardhja e turistëve i ka dhënë hov aktivitetit të hotelerisë, që ka shënuar rritjen më të lartë nga të gjithë sektorët e shërbimeve në tremujorin e tretë të vitit.
Sipas INSTAT, aktiviteti i hoteleve (indeksi i shitjeve neto në volum) u rrit me gati 39% në tremujorin e tretë, me bazë vjetore, shumë i lartë se sektorët e tjerë. Edhe në bare e restorante shitjet u rritën me 13.4% për të njëjtën periudhë. Në të njëjtën linjë edhe aktiviteti i agjencive të udhëtimit u rrit me 54%, teksa udhëtimet u gjallëruan pas kufizimeve të pandemisë, kur këta sektorë ishin më të goditurit.
Në të kundërt është ngadalësuar ndjeshëm tregtia, me rritje 3.9%, duke reflektuar një rënie të konsumit të brendshëm, si rrjedhojë e çmimeve të larta. Pagat kanë vijuar rritjen në tremujorin e tretë në të gjithë sektorët, si rrjedhojë e presionit që po ushtron mungesa e fuqisë punëtore në tregun e punës. Rritja më e lartë e pagave ishte gjithashtu në sektorin e turizmit, me 35% dhe në komunikacion, me gati 50%, i nxitur kryesisht nga teknologjia e informacionit.
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
Transport, Magazinim dhe Postë
Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
Hotele
Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 38,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 10,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 34,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
Bar, Restorante
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 13,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 19,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021
Informacion dhe Komunikacion
Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 22,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 49,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021
Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike
Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 5,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 24,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
Agjenci udhëtimi
Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 53,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 18,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 44,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
Marrë nga Monitor.al