Propozimi i Ramës: Samit për diasporën vitin e ardhshëm, të përfshijmë më tepër Kosovën edhe RMV

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama kërkoi që në Samitin për Diasporën, vitin që vjen, të marrë pjesë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pasi mbajtur një fjalë të gjatë për amnistinë fiskale, Rama propozoi të fillojnë të punojnë për organizimin e një samiti tjetër të diasporës, vitin e ardhshëm, vit që përkon me 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Ndoshta u zgjata pak, kjo është karakteristikë e fjalimeve të mia që gjithmonë them se do i shkurtoj, por gjithmonë e më shumë zgjaten. Kërkoj ndjesë për këtë shpresoj të mos isha i mërzitshëm, u përpoqa të jap një kontribut në këtë tryezë, jo thjeshtë për të shtuar këtu se ça çudirash kemi bërë ne, sepse faktikisht nuk është bërë pak, por krahasimisht me çfarë duhet bërë për interesin reciprok edhe të shqiptarëve që janë jashtë por edhe të Shqipërisë që është brenda nuk është shumë, është pak. Duke i falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Koordinues, duke propozuar që ne të fillojmë nga organizimi vitin e ardhshëm që është një vit përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, të një samiti tjetër të diasporës, shpresoj që ju ta miratoni këtë propozim dhe ne të fillojmë punën për të organizuar një samit të madh të diasporës dhe të bëjmë një tjetër raund diskutimesh, këtë herë duke u përpjekur të përfshijmë më tepër edhe qeverinë e republikës së Kosovës edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe bashkësitë e tjera në diasporë në trojet ku jetojnë shqiptarët. Shpresoj se ju do ta përkrahni këtë ide do të na ndihmoni që ta organizojmë sa më mirë dhe që të bëjmë edhe një event më të mirë dhe që të bëjmë një event edhe më frymëzues e kuptimplotë se samiti i parë,”-shtoi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?