Deputeti i VV-së: Sot në Jarinjë pritet të vijnë serbë të armatosur

Rajoni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se serbë të armatosur të cilët janë prorusë, do të vijnë sot në Jarinjë.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj ka kërkuar që në veri sot të ketë prani të FSK-së.

“Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielën në mesditë në Jarinjë, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se mijëra serbë të krahu të djathtë të lidhur me Rusinë sot në orën 13:00 kanë deklaruar se do të vijnë për të hequr pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë.

Në një video amatore të publikuar në rrjetet sociale, shihen se në barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Mitrovicës, ka persona të armatosur që shihen duke mbajtur kallashnikov në duar.

Në videon e shpërndarë në “Twitter” nga Istraga B, mund të shihen edhe pakot me shenjat e qendrës “humanitare” ruso-serbe nga Nishi.

Aty shihen persona të armatosur duke qëndruar pranë barrikadave me kallashnikovët që i mbajnë pa as edhe drojën më të vogël.

Madje përmes një telefoni dëgjojnë lajmet në gjuhën serbe, kurse pakot me shenjat nga qendra “humanitare” ruso-serbe nga Nishi janë të palosura njëra mbi tjetrën pranë tyre.

Personat e armatosur kishin ndezur zjarr për t’u ngrohur kurse armët gjatë tërë kohës i mbanin me vete.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?