10 të fshehtat e Mbapesë. Ja jeta e sulmuesit francez

Sport

Sot, Argjentina dhe Franca do të përcak tojnë kampionin e Botërorit. Për Mesin dihet thuajse gjithçka, teksa rreth Mbapesë ka ende për të zbuluar. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili tashmë e di se si është të fitosh Kupën e Botës, është një person shumë i rezervuar, prandaj shumë njerëz nuk janë në dijeni të origjinës dhe jetës së tij personale. Zbuloni 10 fakte në lidhje me privatësinë e yllit francez.

1- Sulmuesi ka lindur në Bondi, periferi e Parisit, një nga lagjet më modeste në qytet. Ai u rrit në një familje emigrantësh: babai i tij, Vilfred, lindi në Kamerun dhe emigroi në Europë si refugjat në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa nëna e tij, Faiza Lamari, është nga Algjeria.

2- Sporti ka qenë gjithmonë prezent në familjen Mbape. Vilfred luajti futboll gjatë gjithë jetës së tij dhe ishte trajner ekipesh të rinjsh. Nga ana e saj, Faiza ishte një figurë në hendboll, ku u bë një pikë referimi për AS Bondi, një institucion që vazhdon ta mbështesë edhe sot e kësaj dite. Gruaja ka kuptuar se sporti i dha dy shtylla themelore që ua transmetoi fëmijëve të saj: solidaritetin dhe disiplinën.

3- Francezi e filloi aktivitetin e tij sportiv në të njëjtin klub me të ëmën. Ai filloi të luante për Bondin në moshën katër vjeç, në vitin 2003, dhe qëndroi atje për njëmbëdhjetë vjet, kur vendosi të bashkohej me skuadrën e të rinjve të Monakos, ku bëri debutimin e tij si profesionist vetëm një vit më pas.

 

 

4- Edhe pjesa tjetër e familjes së tij është e lidhur me sportin. Vëllai i Kilië, Zhires Kembo-Ekoko, ishte një futbollist profesionist që erdhi për të luajtur te Reni në divizionin e parë francez. Vëllai i tij tjetër, Etan, është mesfushor për akademinë e të rinjve të PSG-së dhe ëndërron të arrijë në ekipin e parë.

5- Në moshën 13-vjeçare, Mbape takoi një nga idhujt e tij më të mëdhenj: Zinedin Zidan. Gjatë dhjetorit 2012, Real Madridi e ftoi atë të vizitonte akademinë me qëllim që ta tundonte dhe ta nënshkruante për sistemin e të rinjve të klubit.

6- Pasione të tjera të mëdha të Kiliësë janë tenisi dhe skitë. Francezi i praktikoi këto dy sporte njëkohësisht gjatë qëndrimit të tij në AS Bondi, megjithëse iu desh të ndalonte sportin e dytë kur filloi të garonte rregullisht në klubin e lagjes. Ai ka treguar se skijimi është ajo që i mungon më shumë që nga adoleshenca, por se do të rifillojë me skitë pasi të dalë në pension.

7- Dihet shumë pak për jetën e tij të dashurisë, por ai është shoqëruar me shumë yje gjatë gjithë karrierës së tij. Fillimisht u pikas me Kamij Gotlib, vajza më e vogël e Stefanisë së Monakos. Megjithatë, thashethemet u venitën shpejt. Në vitin 2019, u shfaq me Ester Esposito, aktoren spanjolle dhe fituesen e “Elite”. Më pas ai u lidh me Alisia Ailies, “Miss Franca 2017”, e cila është parë në stadiumet e Botërorit të Katarit e veshur me një fanellë me emrin e futbollistit, edhe pse nuk mohojnë se ka pasur diçka mes tyre.

8- Mbape ishte i lidhur me Ines Rau, një modele e njohur transgjinore në Francë. Të dy u panë bashkë në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa më pas ishin në një jaht bashkë në maj të këtij viti, gjatë pushimeve të francezit. Thashethemet u shtuan kur Rau deklaroi se gjeti “një të dashur” që e pranon ashtu siç është, megjithëse lidhja, nëse ekziston, ende nuk është konfirmuar.

9- Pasuria e tij vlerësohet në rreth 150 milionë dollarë, sipas revistës “Forbes”. Në çdo rast, ky numër do të rritet ndjeshëm gjatë sezoneve të ardhshme, pasi nënshkrimi i rinovimit të kontratës me PSGnë këtë vit parashikonte një pagë afër 125 milionë euro, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në planet, mbi Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

10- Familja e tij është përgjegjëse për gjithçka që lidhet me financat e tij. Nëna e Mbapesë, me profesion juriste, krijoi kompaninë “KEJWF” (e emërtuar sipas inicialeve të të gjithë anëtarëve të familjes) dhe është përgjegjëse për të gjitha negociatat që lidhen me karrierën e djalit të saj, qofshin ato me klube futbolli apo marka reklamuese. Në fakt, ajo pati një rol themelor në rinovimin e Mbapesë me PSGnë dhe në negociatat e dështuara me Realin e Madridit. Panorama Sport

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?