Kroacia shpallet e treta në Kupën e Botës

Sport

Kroacia ka arritur të fitojë finalen për vendin e tretë të Kupës së Botës “Qatar 2022”. Skuadra e drejtuar nga Daliç ka qenë më e saktë, teksa i kanë mjaftuar golat e realizuar në 45 minutat e para.

Si kroatët, ashtu edhe marokenët shkruan historinë në këtë kompeticion, pasi nuk shiheshin aspak favorite për këtë rezultat që arritën. Kujtojmë që golat sot u shënuan nga Gvardiol dhe Orsiç, ndërsa për Marokun realizoi Dari.

Tashmë e gjithë skena është për finalen e madhe ditën e nesërme në orën 16:00 në Lusail Stadium ku Franca kampione aktuale dhe Argjentina do të duelojnë për trofeun më të lavdishëm të futbollit. Dy ekipet kanë nga dy trofe të fituara dhe nesër njëri prej tyre do të marrë yllin e tretë në fanellë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?