Sport

Ekipi francez në gjendje epidemike, Deschamps me dhimbje koke

KAON

Jo vetëm Argjentina, Franca duhet të bëjë llogaritë me një tjetër kundërshtar në vigjilje të finales së madhe. Bëhet fjalë për një virus që ka pushtuar kampin stërvitor të “gjelave”. Nuk është ende e qartë nëse bëhet thjesht për një virozë, apo COVID, pasi sipas FIFA-s testet nuk janë të detyrueshme.

Të parët që u goditën ishin Rabiot dhe Upamecano, të cilët humbën sfidën me Marokun. Mbrojtësi kishte temperaturë dhe dhimbje fyti, por ia doli të ishte në pankinë kundër Marokut, ndërsa mesfushori juventin qëndroi në hotel, i pafuqishëm për tu bashkuar me ekipin, të njëjtat simptoma kanë prekur edhe Coman.

Stafi mjekësor i Francës po bën gjithçka që ky virus të mos prek edhe pjesën tjetër të ekipit. Shkak për këtë gjendje jo të mirë shëndetësore mundet jetë edhe grupi i gamileve, një virus që po përhapet me shpejtësi në Katar. Grupi i gamileve, është pjesë e familjes së coronavirus, që godet rrugët e frymëmarrjes. Pavarësisht gjendjes jo të mirë, Didier Deschamps ka besim se Rabiot dhe Upamecano mund të jenë pjesë e skuadrës për finalen e së dielës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?