Aktualitet

Pallati do shembet, Belind Këlliçi në protestë me banorët e Kombinatit

KAON

•Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit të tyre. •Ata janë përplasur ditën e sotme me policinë, e cila po kryen largimin e tyre nga ndërtesa e cila do shembet. •Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. •Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. •Banorët kanë thënë më tej se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. •Prej orës 01:30, banorët e pallatit janë pa ujë dhe drita.•Pranë tyre qëndron kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Shembja e pallatit ‘Myslym Keta’, banori: Nuk ka patur dëmtime nga tërmeti, kanë ndërhyrë në mënyrë joligjore

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit

 

Banori: Janë bërë akt konstatime të pallatit tonë të vitit 2016-2019 pas tërmetit dhe përshkrimi thotë që nuk ka probleme në strukturë. Janë bërë dy akt konstatime të merren masa për riparime. Duke qenë se ky pallat është i përbërë nga tre seksione, aktet e konstatimit janë bërë vecmas për hyrjen e parë dhe vecmas për 8 hyrjet e tjera.  Firma e inxhinierit është e ndryshme nga firmat e tjera. Pas inxhinierit, kemi marrë edhe marë konfirmimin nëse këto pallatë janë DS3 që do të thotë që këto pallate nuk shemben dhe nuk duhet bërë akt ekspertize të thelluar, këta në kundërshtim me ligjin kanë kryer akt ekstertimi të thelluar ku në dokumenta shkalla e dëmtimit është DS3.  

Përplasje për shembjen e pallatit në Tiranë, e moshuara nuk largohet nga pallati, qëndron në ballkon

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit

E moshuara

Kjo është e moshuara e cila nuk lëviz nga ballkoni i pallatit numër 4 në rrugën “Myslym Keta”. Ajo dhe banorët e pallatit kundërshtojnë shembjen e ndërtesës, në të cilën kanë jetuar prej vitesh. Policia dhe zonjat që banojnë aty, iu janë afruar të moshuarës që të largohet nga ballkoni i katit të tretë, pasi godina do shembet.

Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera.

Do i shembin banesën, e moshuara shpërthen në lot: Ku të shkoj në mes të dimrit (I BIE TË FIKËT)

PËRPLASJE tek "Myslym Keta"/ Banorët e pallatit

E moshuara

TIRANË– E moshuara, banesa e së cilës do shembet pasi u është dhënë një shkresë ku thuhet se pallati do shembet, i ka rënë të fiktë. Mes lotësh, ajo kundershton prishjen e banesës së saj, aty ku ka jetuar për shumë vite.

‘Ku të shkoj tani unë, është mesi i dimrit’– ka thënë e moshuara, e cila u ndje keq, së cilës i ra të fiktë.

Pallati i banorëve të zonë së ‘Myslym Ketës’ u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Fillimisht atyre u është thënë që pallati ka dëmtime të riparueshme dhe u është thënë të ktheheshin në apartamente të cilat i kanë riparuar. Tani atyre u ka mbërritur një vendim ku u kërkohet që të dalin jashtë pasi do të shembet pallati.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?