Ronaldo fenomeni: Dua të fitojë Maroku. Mbappe? Më kujton veten
Ronaldo, fenomeni, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, shprehu dëshirën e tij për fituesin e këtij Botërori:
“Argjentina nuk luan një futboll të bukur, do të isha hipokrit po të thosha që do më bëhej qejfi për një sukses të mundshëm të tyre, duke parë dhe rivalitetin që ka Brazili me Argjentinën.
Do më bëhej qejfi nëse këtë Botëror e fiton Maroku, është fantastike mënyra se si ata sulmojnë, si mbrohen, sa të bashkuar janë. Gjithsesi, favorit është Franca, e mendoja kështu edhe në fillim”, theksoi Ronaldo, duke bërë dhe një koment në fund për Kylian Mbappe:
“Mbappe më kujton veten kur luaja futboll, i shpejtë, i fortë, teknik. Ajo që më befason më shumë është fakti se futbolli sot është i shpejtë, por ai është shumë i shpejtë, ka një marsh me shumë. Ai di ta shfrytëzojë këtë cilësi në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ndër të tjera Ronaldo, fenomeni.