IKMT në Vlorë, do të shemb me tritol ndërtesën katër katëshe

Aktualitet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar sot sërish në qytetin bregdetar të Vlorës ku po zhvillohet aksioni për shembjen e një ndërtese katër katëshe.

Ndërtesa e cila mësohet se është një shtëpi katër katëshe, ndodhet në Dhërmi dhe sipas informacioneve objekti është ndërtuar pa lejen përkatëse nga organet kompetente. Sot është dita e dytë e aksionit të nisur për shembjen e këtij objekti, ndërsa nuk dihet ende se kush është pronari i tij.

Mësohet gjithashtu se forcat xheniere po punojnë gjithashtu për hapjen e vrimave në ndërtesë. Pritet që gjatë ditës së dielë të kryhet shpërthimi i kontrolluar me mina të telekomanduara për të bërë të mundur rrëzimin e objektit të ndërtuar pa leje.

Sakaq, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vijojë inspektimin në këtë qytet për ndërtesat që rezultojnë pa lejen përkatëse.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?