Daliç: Kroacia është këtu me meritë, Brazili mbetet favorit

Sport

Kroacia ka një ndeshje mjaft të vështirë përpara, ku do i duhet të masë forcat me Brazilin, në sfidën e vlefshme për çerekfinalen e Botërorit. Trajneri i kroatëve, Zlatko Dalic e ka pranuar vështirësinë që paraqet sfida, por është shprehur se ka besim te skuadra.

“Në çdo rast ne mund t’u bëjmë atyre një ndeshje të vështirë. Unë nuk mendoj se presioni i vazhdueshëm ndaj tyre është shumë i zgjuar, por as nuk duhet t’u japim atyre shumë hapësirë. Ne do të përpiqemi t’i kontrollojmë me mençuri. Shanset nuk janë saktësisht 50%, por ne nuk arritëm në këtë pikë të turneut pa e merituar. Brazili është favorit. Ata kanë vetëbesim, entuziazëm, lojtarë cilësorë dhe gjithashtu kanë rikthyer Neymar” – Tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?