Arrestohet, ish-drejtoresha në OSHEE, mori 131 mijë euro ryshfet

Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar të shpallurën në kërkim Albana Ferraj, ish-drejtoreshë në OSHEE, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe ryshfet në vlerën 131 mijë euro.

Albana Ferraj akuzohet për favorizimin e një kompanie italianë në një tender në vitin 2016, duke marrë 31 mijë euro ryshfet.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë hartuar një plan masash në kuadër të të cilit janë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambiente të ndryshme që mund të frekuentohen nga persona të shpallur në kërkim, me qëllim kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

 

 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. kanë kapur shtetasit:

– A. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016;

– R. Z., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi është dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3. kanë kapur shtetasin:

– A. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?