Partia e Lirisë akuzon Ramën për sulmin ndaj Berishës

Politike

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një deklaratë per mediat sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama duke e fajësuar për sulmin e djeshme ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Vasili bëri thirrje institucioneve ligjzbatuese që të bëjnë transparencë lidhur me ngjarjen dhe t’u qëndrojnë larg dezinformimeve.

“Përshëndetje!

Të nderuar qytetarë dhe qytetare, që nga dje, Shqipëria dhe shqiptarët janë më në alert dhe më të paduruar se kurrë për të larguar Edi Ramën dhe bandën e tij të cilët janë armiqtë e vetëm të jetës së tyre, të sigurisë së tyre dhe të ardhmes së tyre. Edi Rama tregoi dje se si armik i paqes dhe qetësisë së shqiptarëve nuk ndalet para asnjë lloj provokimi vetëm për të shtyrë, disa ditë e orë në pushtet.

 

 

Edi Rama tregoi se është peng i axhendave më të errëta anti- europiane dhe anti- shqiptare dhe asnjë farsë nuk e ndihmon dot për të krijuar alibi lidhur me këtë pengmarrje të tij. Provokimi shumë i rëndë me goditjen e liderit Sali Berisha, pikërisht në ditën kur përfaqësuesit e lartë europianë ndodheshin në Tiranë ishte mesazhi më i egër kundër Europës kundër pluralizmit shqiptar dhe kundër shumicës dërrmuese të shqiptarëve që duan të jetojnë si europiane me punë të ndershme dhe në atdheun e tyre.

Dje shqiptarët treguan se nuk bëjnë kompromis dhe nuk ja falin kujt liritë e tyre kërkuan se duan të jenë të barabartë përpara ligjit dhe se nuk do të pranojnë kurrë një qeveri mafioze, hajdute dhe grabitqare të parave të tyre por dhe të ardhmes së tyre.

Është momenti sot, për t’i bërë një thirrje shumë të fortë drejtësisë shqiptare që ajo në zbatim të ligjit t’u qëndrojë larg urdhrave të një kryeministri dhe një qeverie që janë nën akuzë nga shqiptarët.

I bëjmë një thirrje shumë të fortë drejtësisë, të jetë e shpejtë, objektive e gjithanshme e të kryejë deri në fund çdo veprim ligjor e procedurial që determinon zbardhjen e plotë e të menjëhershme të së vërtetës.

Çdo vonesë dhe zvarritje e qëllimshme i shërben vetëm fshehjes të së vërtetës dhe autorëve, nxitësve e mbështetësve dhe do të prodhonte pasoja të tjera të rënda e të paparashikueshme.

Agjencitë ligjzbatuse të bëjnë transparencë të plotë lidhur me ngjarjen dhe u bëjmë thirrje t’u qëndrojnë larg disinformimit, redhjes së qëllimshme të informacioneve të deformuara për largimin nga e vërteta dhe krijimin e pistave inekzistente.

Çdo vonesë e qëllimshme, e organeve të drejtësisë dhe agjencive ligjzbatuese në veprimet që ato kryejnë dhe në shërbim të largimit nga e vërteta do të përbënte një inkriminim tepër të rëndë të tyre, si dhe konsumimin e qartë të veprës penale ‘të kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Të gjithë shqiptarët, e gjithë opozita politike dhe të gjithë faktorët e ndershëm europianë dhe pro shqiptar janë sot më të palëkundur se një ditë më parë, më të mobilizuar dhe më kurajoz dhe të vendosur për t’u përballur sy për sy me Edi Ramën si përgjegjësin, shkaktarin dhe krijuesin e tensioneve ekstreme. Opozita politike u tregua në lartësinë e këtij momenti historik, kritik për vendin duke u treguar e fuqishme dhe e palëkundur, me vizion dhe pro europiane e bindur, e aftë të menaxhojë me pjekuri dhe vetëpërmbajtje edhe provokimet më të rënda dhe të ngrihet mbi to. Pra, tregoi qartë që shqiptarët kanë tashmë alternativën e shpresës së tyre për të dalë nga kriza e tmerrshme ku i ka futur Edi Rama dhe Rilindja.

Ne do të jemi përballë Edi Ramës, deri në fund pasi do të thotë të jesh përballë krimit të organizuar, korrupsionit, anti-ligjit dhe anti-shtetit që ai përfaqëson. 6 dhjetori ishte dita kur gjërat u ndanë përfundimisht dhe kushdo alibi e Edi Ramës u shkërmoq dhe ku llogaria e tij me shqiptarët është tashmë një llogari kombëtare por dhe individuale me cdo njërin prej tyre.”, tha Vasili.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?