Lulzim Basha nga Uashingtoni: Diskutuam për situatën në Shqipëri dhe forcimin e demokracisë

Aktualitet Politike

Ish-kryetari dhe deputeti i PD, Lulzim Basha zbulon se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime me përfaqësues të republikanëve. Kjo është hera e dytë ose  tretë që ai shkon në Uashingtion gjatë muajve të fundit, referuar njoftimeve publike.

Sot, Basha është takuar në selinë e IRI me Daniel Twining, president i Institutit Ndërkombëtar Republikan.

LULZIM BASHA: Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.
Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?