Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Një person thyen traun, tenton të hyjë me forcë në Parlament

KAON

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme jashtë ambienteve të Parlamentit ku një person ka dashur të parkojë makinën e tij brenda oborrit të Kuvendit.

Sipas informacioneve paraprake policia bën me dije se shtetasi M.B, 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

Menjëherë ai është ndaluar nga rojet dhe është shoqëruar drejt komisariatit, ndërkohë dyshohet se personi në fjalë gjatë kohëve të fundit kurohet me ilaçe depresioni.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?